Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrel ka folur me fjalë të ashrpa në drejtim të palëve pas takimeve të sotme në Bruksel. Ai tha se palët mbajnë përgjegjësinë nëse përshkallëzon dhuna. Në veçanëti i ashpër ishte ndaj Kosovës, të cilën e shpalli fajtore, për mos pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian.
Borrell thotë se Bashkimi Evropian e ka bërë një propozim për të dalë nga kriza. Sipas tij, Vuçiqi e ka pranuar , por Kurti e ka refuzuar plainn e BE.
“Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që presidenti Vuciq e prano, por kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell. Si përfundim, ai thotë se do të nxjerrën konkluzione mbi mënyrën se si po shkon dialogu.
Borrell pohon se ai do t’i informojë shtetet anëtare të BE-së për “sjelljen e palëve” dhe për mungesën e respektit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, vecënarëisht për mungesën e respektit nga Kosova.
“Ne do t’i informojmë shtetet anëtare, do të t’i informojmë kolegët e mi, ministrat për Punë të Jashtme dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve të dhe për mungesën e respektit ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare, në veçanti nga Kosova”, tha Borrell.
Diplomati spanjoll u shpreh se “e di që kjo çon sinjale shumë negative politike”. Borrell ka bërë të ditur se ai i ka kërkuar Vuciqit që të ndalojë lëshimin e targave ilegale “KM”, që Vuçiqi e ka paranua. Ndërsa nga Kurti ka kërkuar të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale. Por Kurti nuk ka prnuar.
Nga ana e tij, Kurti akuzoi Borrellin se ka hequr dorë nga plani i Bashkimit Evropian. Sipas tij, Borrelli ka hequr dora nga kërkesa e mëparshme që marrëveshja e përgjithshme të arrihet deri në mars, që sipas tij, është pjesë e planit të paraqitur nga Gjermania dhe Franca. „Borrelli ka deklaruar se ky është plan i BE, pra ai ka hequr dorë nga plani i vet BE-së“, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para mediave tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “ se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.
“Nuk mund të shndërrohemi në liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, tha Kurti para gazetarëve.
Sa i përket qëndrimit të Serbisë për targat, Kurti tha se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.