BQK: Në Kosovë pritet një rritje ekonomike nga 3.9 për qind

Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se në vitin 2024 do të ketë një rritje ekonomike prej 3.9 për qind si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit.

BQK vlerëson se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i rritjes (3.3 përqind), si pasojë e vlerësimeve për rënie të eksportit të mallrave si dhe rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, përderisa investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve, vlerësohet se ndikuan pozitivisht rritjen e BPV-së.

Cani Travel

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. 

“Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 për qind në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024“, vlerëson FMN.