Në Bundestagun gjerman ndodhi sot një surprizë: deputetët hodhën poshtë projektligjin e diskutueshën të grupit parlamentar CDU/CSU për kufizimin e migracionit.
Projektligji i propozuar nga unioni CDU/CSU dhe kandidati i tyre për kancelar, Friedrich Merz shkaktoi një debat të nxehtë sot në parlament. Socialdemokratët, të Gjelbërit dhe të Majtët njoftuan se do të votojnë kundër ligjit.
Në opinionin gjerman pritej me interesim të madh vendimi i parlamentit, sepse ekzistonte mundësia që ligji të miratohet përsëri me ndihmën e votave të partisë ekstreme djathtiste, AFD, siç ndodhi dy ditë më parë me një propozim për ashpërsimin e politikës së migrimit. Kësaj here kjo nuk ndodhi – 350 deputetë votuan kundër ligjit të propozuar, 338 për dhe 5 abstenuan.