Demokracia në Veprim: Gjuhë nxitëse e urrejtëse në tri javë fushatë në Kosovë

Tri javë fushatë zgjedhore janë përcjellë me përdorim të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes, është thënë nga Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV).

Sipas Violeta Haxhollit nga DnV, vetëm gjatë javës së tretë të fushatës janë evidentuar 48 raste ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes në aktivitetet e tyre. Ajo ka shtuar se në total, në tri javë fushatë, janë regjistruar 623 raste të gjuhës së urrejtjes në hapësirën online, me një pjesë të madhe të tyre të shpërndara përmes videove të publikuara nga partitë politike.

Cani Travel