Bundeswehri gjerman dërgon trupa shtesë në Kosovë

Bundeswheri gjerman përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se si rezultat i përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, Gjermania do ta rrisë numrin e forcave të saj që janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Ky kontingjent gjerman i këmbësorisë do të zbarkojë në Kosovë në pranverë, shkruan Gazeta Express.

“Bundeswheri bën një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it. Gjermania është shteti i parë që do të rrisë përkushtimin duke dërguar forca shtesë këmbësorie”, thuhet në njoftim e Bundeswher.

Cani Travel

Nga 80 ushtarë gjermanë sa janë aktualisht në Kosovë në kuadër të KFOR-it, numri i tyre do të shkojë në 300 së bashku me stafin mbëhstetës.

(Express)