Kosovë: Shënohet 18-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës

Sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Me rastin e 18 vjetorit të Ibrahim Rugovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Rugovës.

Cani Travel

Po ashtu, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, në Gjilan organizohet nje akademi për Rugovën, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe LDK bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe viziton familjen e tij.