Cilat pasaporta janë më të fuqishmet në botë: Gjermania në vendin e tretë

Pasaporta gjermane është në vendin e tretë në botë kur është fjala për mundësinë e udhëtimeve pa viza në shtete të ndryshme të botës. Kështu thuhet në raportin më të ri të publikuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global, Henley & Partners nga Londra. Sipas këtij raporti, pasaportat aziatike u ofrojnë udhëtarëve liri më të madhe të udhëtimit në vende të ndryshme të botës.

Pasaporta japoneze është në vendin e parë në këtë listë, qytetarët e Japonisë  kanë mundësi të udhëtojnë pa viza ose me viza sipas kërkesës në 193 destinacione në mbarë botën, e pastaj vijnë qytetarët e Singaporit dhe Koresë së Jugut, të cilët mund të vizitojnë lirisht 192 vende.

Cani Travel

Pasaportat e Gjermanisë dhe Spanjës janë në vendin e tretë dhe qytetarët e këtyre vendeve mund  të udhëtojnë në 190 destinacione pa viza. Pastaj, vijnë Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Më pas vijnë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara janë në numrin 7, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.

Shtetasit afganë gjenden sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë vetëm në 27 vende pa kërkuar vizë paraprakisht.

————

Pasaportat më të mira në vitin 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley

1.Japoni (193 destinacione)

2.Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)

3.Gjermani, Spanjë (190 destinacione)

4.Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)

5.Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)

6.Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)

7.Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)

8.Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)

9.Hungari, Poloni (184 destinacione)

10.Lituani, Sllovaki (183 destinacione).