Irma Kurti, „Poetja më e mirë e vitit 2022“ në Itali

Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Irma Kurti vlerësohet me çmimin “Poetja më e mirë e vitit 2022” në Itali. Ky vlerësim i jepet nga Shoqata Kulturore “Chimera Arte Contemporanea” në Lecce, e cila ka vlerësuar edhe herë të tjera poeten për cilësinë e krijimeve dhe karakterin ndërkombëtar të veprave të saj. Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.