Debati i ashpër Gërvalla – Daçiq për të kaluarën dhe tashmen!

Në debatin e mbrëmshëm (27.04.2022) për raportin e ri gjashtëmujor për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen kritika dhe akuzuan ashpër njëri-tjetrin për bllokimin e dialogut por edhe për të kaluarën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz tha se Serbia po tenton ta bllokojë integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe progresin në dialog. “Është e qartë që Serbia nuk do marrëveshje në dialog. Në të kundërtën, ajo do ta pengojë çfarëdo marrëveshje sepse Serbia e 2023-tës nuk do më të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, theksoi ministrja. Ajo shtoi se sjellja agresive e Serbisë kërcënon paqen në rajon. „Por arritjet e shtetit tonë, si dhe pozicioni ynë në Evropë e botë, paraqet  Kosovën si faktor të rëndësishëm“, theksoi Donika Gërvalla- Schwarz. Ndërsa për rolin e Daçiqit në kohën e luftës tha se ai mban përgjegjësi për vrasje masive sepse në vitet 90-të ishte „dora e djathtë e Millosheviqit“, së bashku me Vuçiqin.

Cani Travel

Në anën tjetër, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq u angazhua që sa më shpejt të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sepse, siç tha, „ky është mekanizmi i vetëm i mundshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e komunitetit serb në Kosovë”. Ai shprehu mendimin se “Prishtina po e shmang qëllimshëm përmbushjen e këtij obligimi”.Daçiq përsëriti qëndrimin e njohur të Beogradit „se Serbia “nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”.