Rritet numri i të punësuarëve në BE

Në vitin 2022 është rritur dukshëm shkalla e të punësuarve në zonën e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE (Eurostat), 75% ose 193.5 milionë e 20-64-vjeçarëve të Bashkimit Europian ishin të punësuar. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar, që nga fillimi i matjes në vitin 2009.

Shkalla e punësimit ra në 72% në vitin 2020, për shkak të COVID- 19, por u përmirësua në 73% në 2021 dhe u rrit më tej me 2 pikë përqindje në 2022. Në mesin e vendeve BE-së, 11 kishin norma punësimi mbi 78%, gjë është është një nga tre objektivat e vendosur në planin e veprimit të vitit 2030 të Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale. Holanda (83%), Suedia dhe Estonia (të dyja 82%) kishin normat më të larta. Normat më të ulëta u regjistruan në Itali (65%), Greqi (66%) dhe Rumani (69%)

Cani Travel