Delegacioni francez „bindet“ se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim

Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës ka qenë tema kryesore e takimit të sotëm të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe një delegacioni nga Franca.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se palët janë pajtuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për viza dhe se ajo ka shënuar progres në fushat përkatëse si riatdhesimi, siguria e dokumenteve, rendi publik e luftimi i krimit të organizuar e korrupsioni, njofton Diaspora Today.

Cani Travel

Ministri Xhelal Sveçla ka kërkuar në takim përmbylljen sa më të shpejt të këtij procesi. Franca është jashtëzakonisht e kënaqur me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave në fushën policore e të migracionit, thuhet në kumtesën e MPB. Procesi i liberlaizimit ka hyrë në fazën finale dhe po diskutohet në formatin e Grupit për Viza të Këshillit të BE-së. Këto ditë priten edhe rezultate të tjera të bisedimeve të organizuara nga presidenca çeke e BE.

Në delegacionin francez të cilin e ka pritur sot Ministri Sveçla kanë qenë disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme si dhe Ministrisë së Jashtme dhe Evropës.

Takmi është mbajtur në kuadër të shkëmbimeve të rregullta të mendimeve për marrëveshjet bilaterale me shtetin e Francës. Në takim janë prekur tema të rëndësishme, siç janë bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar e terrorizmit, menaxhimi i migrimit dhe azilit, liberalizimi i vizave dhe marrëdhëniet bilaterale.

Të dyja palët u pajtuan që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për viza dhe ka shënuar progres në vazhdimësi në fushat përkatëse si riatdhesimi, siguria e dokumenteve, rendi publik e luftimi i krimit të organizuar e korrupsioni si dhe të drejtat fundamentale njerëzore, thuhet në kumtesën e MPB.