“Ditë e Kuqe” do të shfaqet edhe në Netflix

Filmi kosovar “Ditë e Kuqe”, do të shfaqet tani në Netflix dhe platforma të ndryshme në gjithë botën. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë regjisori i filmit, Besim Ugzmajlit në një postim në rrjetin social Facebook.

„Shumë të lumtur me ju njoftu se filmi ynë Ditë e Kuqe | Red Day, do të shfaqet në televizione e platforma të ndryshme televizive në të gjithë botën. Figurina Films dhe 7Palmsentertainment kanë lidhur marrëveshje distribuimi, ku potencialisht filmi do të shfaqet ne platformat – klientë të 7Palmsentertainment: arte, Netflix, HBOmax, prime video, googleplay, redbox, etj”, ka shkruar Ugzmajli.

Cani Travel