Koncert i „ReMusica“ në Bruksel me 5 shkurt

Ansambli vokal „ReMusica“ nga Prishtina do të mbajë një koncert me datën 5 Shkurt 2023, në Bruksel në natën përmbyllëse të Festivalit “La Semaine du Son – De Week van de Klank“. Aktivitetet nga “ReMusica” janë vlerësuar nga festivali belg si “një mundësi unike për të zbuluar lidhjen midis një tradite të pasur dhe të lashtë dhe tendencave të reja në muzikën bashkëkohore”.

Koncerti i ansamblit nga Kosova me titull “Vitrail Albanese” dhe nën dirigjimin e Rafet Rudit do të jetë një mundësi e mirë për të prezantur veprat nga thesari i muzikës shqiptare. Këngë të shekujve 13 dhe 14 të kompozitorëve Gjergj Danush Lapacaj e Jan Kukuzeli do të pasqyrojnë traditën e hershme kombëtare për kultivimin e këngës. Ato do të gërshetohen me veprat e krijuesve si Memli Kelmendi e Mendi Mengjiqi, e në program do të përfshihet edhe repertori modern botëror. 

Cani Travel

Koncerti “Vitrail Albanese” në festivalin “La Semaine du Son – De Week van de Klank” mbështetet nga Presidenca e Republikës së Kosovës.