Donjeta Sadiku lufton për medalje

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të luftojë sot për medalje në Lojërat Evropiane në boks që po mbahen në Krakov të Polonisë. Donjeta, e cila është medalistja e bronztë e botës, është kualifikuar në gjysmëfinale të garës prestigjioze evropiane.

Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me kampionen olimpike në “Rio 2016”, francezen Estelle Mosselly.

Cani Travel

Me një fitore eventuale, Donjeta do ta siguronte finalen dhe medaljen e argjendtë, e pastaj do të luftonte për të artën.