Zvicra mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj për investime në Kosovë dhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën.
Ky vend është edhe më tutje investitori i dytë më i madh i huaj (pas Gjermanisë) në Kosovë me 155.2 milionë euro investime të realizuara gjatë vitit 2022.
Zvicra mbetet destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës të shërbimeve të ICT dhe u bë destinacioni i 5-të i eksporteve të mallrave të saj.
Remitencat e dërguara nga Zvicra në vitin 2022 ishin 231.7 milionë euro, që është afro 3% të GDP-së së Kosovës.