Pas vizitës së tij në Sarajevë, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) William Burns arriti mbrëmë në Beograd, shkruan mediumi serb N1. Në Beograd nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për vizitën e Burns në Serbi dhe nuk dihet se cilat tema janë në tryezë.
Edhe Radio Evropa e Lirë (REL) njoftoi jozyrtarisht se drejtori i CIA-s mbërriti në Beograd pas një vizite njëditore në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht.
Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për mbërritjen e Burnsit në kryeqytetin serb, ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd tha se të gjitha pyetjet në lidhje me këtë çështjet duhet t’i shtrohen zyrës për shtyp të CIA-s.