Kosovë: Pritet një rritje më e shpejtë ekonomike gjatë këtij viti

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se parashikimet sugjerojnë se ekonomia e Kosovës pritet të rritet më shpejt gjatë vitit 2024, e mbështetur nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit.

„Sipas  projeksioneve të BQKsë, ekonomia pritet të rritet me 3.9 përqind gjatë vitit 2024. Kjo rritje pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë, importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë një ndikim negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet Raportin e BQK-së për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Cani Travel

BQK njofton se sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.6 përqind në tremujorin e parë 2024.