Baleti Kombëtar i Kosovës ka sjellë dy çmime nga Italia, bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Balerinët Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu u shpërblyen nga Festivali Ndërkombëtar ‘Fini Dance Festival’ që u mbajt ditë më parë, në kategoritë ‘Kërcimtari më i mirë’ dhe ‘Kërcimtarja më e mirë’. Ky sukses është dëshmi e talentit, pasionit dhe punës së palodhur të balerinëve tanë, thuhet në njoftim.
Baleti Kombëtar i Kosovës (BKK) ishte i ftuar në festivalin ndërkombëtar për nder të 50 vjetorit të themelimit. Për dy net radhazi BKK-ja interpretoi me shumë sukses shfaqjen ‘Shtegtim’ në dy qytet italiane, Villapiana dhe Altomonte.