Basketbollistët e Kosovës ballafaqohen me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ballafaqohet sonte (19.07.2023) me Zvicrën, në kuadër të para-kualifikimeve për Eurobasket 2025. Kjo ndeshje që zhvillohet në palestren e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, është një sfidë e rëndësishme për ekipin e Kosovës.

Trajneri i kombëtares kosovare, Rami Hadar është mjaft optimist, megjithëse kundërshtari është një skuadër e fortë si Zvicra. „Do të japim më të mirën për rezultat pozitiv”, ka thënë Hadar.

Cani Travel

Pas ndeshjes me Zvicrën, basketbollistës tanë përballen me Danimarkën më 26.korrik në Kosovë dhe më 29.korrik përsëri me Zvicrën. Ndeshja e fundit është më 5.gusht kundër Danimarkës, e më tutje kualifikohet vetëm ekipi që e fiton vendin e parë në grup.