Dy milionë vende të lira pune në Gjermani – Ministria e Punës paraqet strategjinë e re për zgjidhjen e problemit

13.10.2022, Berlin: Hubertus Heil (SPD), Bundesminister für Arbeit und Soziales, spricht im Plenarsaal im Deutschen Bundestag. In der Sitzung soll unter anderem über das Bürgergeld-Gesetz beraten werden. Foto: Michael Kappeler/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Rreth dy milionë vende të lira pune ka aktualisht në Gjermani, ndërsa humbjet e ekonomisë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore janë rreth 100 miliardë euro në vit. Janë këto vlerësimet e ekspertëve gjermanë të punës dhe të tregut të punës. Të dhënat për vendet e lira të punës janë prezantuar nga mesi i janarit në Berlin, në një studim të Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë. Situata do të përkeqësohet në vitet e ardhshme, për shkaqe demografike dhe daljes në pension të brezit të dertianishëm të punëtorëve që po arrijnë moshën e pensionit. Në Gjermani aktualisht ka gati 46 milionë punëtorë, por brenda 15 vitesh, një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension, që sipas llogarive aktuale i bjen se Gjermanisë do t’i mungojnë rreth shtatë milionë punëtorë deri në vitin 2035.

Ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm me punëtorë të ri, e as vetëm me kualifikimet e fuqisë aktuale punëtore në vend, ndonëse aktualisht ka diku rreth 2,5 milionë të papunë. Ekspertët gjermanë të Agjencisë për Punë kanë llogaritur se ky vend ka nevojë çdo vit, për rreth 400.000 imigrantë të kualifikuar. Por Gjermania ka nevojë edhe për shumë punëtore pa kualifikime në vit. Duke e parë këtë situatë emergjente me gjendjen në vend, Ministria e Punës, e ndihmuar nga disa ministri të tjera, kanë përgatitur një strategji për zgjidhjen problemit me mungesën e fuqisë punëtore. Kjo strategji është paraqitur për herë të parë edhe në Bundestag, të premten me 20 janar 2023, ku partitë politike paraqitën mendimet dhe propozimet e tyre. Janë dëgjuar mendime pro dhe kundër strategjisë, por të gjithë partitë e mëdha politike kanë theksuar se gjermania ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore.

Cani Travel

Strategjia do të miratohet në mars të vitit 2023 në kabinetin qevertitar, e më pas projektligji do të dërgohet edhe në Bundestag dhe Bundesrat për miratim. Ministri Hubertus Heil tha se „sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit të vendit dhe saktësoi: „Nëse Gjermania nuk i heq tani pengesat për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, këtij vendi do ti mungojnë deri në 2035 plot shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.“

Heil tha se Strategjia e re e qeverisë parashikon fillimisht shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit. Për këtë qëllim do të rriten ofertat për trajnime profesional për të rinjtë që nuk e kanë kryer shkollën, do të përmirësohen kushtet e punës për nënat me fëmijë dhe do të rriten shansat për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar që në Gjermani qëndrojnë me Duldung për një kohë më të gjatë se pesë vjet. Por as shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin. Hubertus Heil tha në Bundestag se pa punëtorë të huaj, Gjermania nuk do tia dalë dot me këtë krizë.

Një prej risive kryesore në strategjinë e Ministrisë së Punës është e ashtuquajtura „Karta e Shansave“, e cila parashikon mundësinë që personave që i plotësojnë kushtet, t’u jepet një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. E vizat jepen në bazë të një sistemi me pikë të bazuar në katër kritere: Pegatitja profesionale, përvoja e punës, njohja e gjuhës dhe lidhjet me Gjermaninë, si dhe mosha. Për të marrë vizën mjaftojnë të mblidhen gjashtë pikë, e pikët ndahen kështu: Për përgatitjen prifesionale jepen katër pikë, tri pikë jepen nëse personi ka të paktën tre vjet përvojë pune. Tre pikë jepen për njohuri të mira të gjermanishtes, dy pikë për moshën nën 35 vjeça, dy pikë jepen për personat që kanë vetëm dy vjet përvojë pune, ndërsa një jepet nëse personi ka ndonjë lidhje me Gjermaninë, pra nëse më parë ka qenë në mënyrë të rregullt në Gjermani së paku gjashtë muaj.

E një risi tjetër është edhe rritja e kontigjentit të punëtoëve që në Gjermani vijnë sipas Rregugollre për Ballkanin Perëndimor. Kjo rregullore është aktualisht në fuqi deri në fund të vitit 2023, e ajo parashikon ardhjen e 25.000 punëtorëve në vit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veirut, Serbia, Mali i zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Me strategjinë e re parashikohet dyfishimi i numrit të punëotrëve pa kualifikime, nga 25.000 në 50.000 që mund të vijnë në vit sipas kësaj Rregullore. Ndërsa Rregullorja për Ballkanin Perëndimor do të zgjatet për një afat të pakfizuar.