Filmi shqiptar “Virgjëresha Shqiptare” (gjermanisht „Luanas Schwur“) do të ketë premierën e tij në Gjermani më 9 shkurt 2023. Këtë lajm e bëri të ditur Rina Krasniqi, aktorja e cila luan rolin kryesor në këtë film. “Premiera gjermane e Virgjëreshës Shqiptare më 9 shkurt 2023. Faleminderit kastit dhe ekipit të jashtëzakonshëm, producentit dhe bashkë-regjisores sime të mrekullueshme Anita Elshani. Shumë krenare që më në fund e ndaj këtë film me të gjithë ju”, ka shkruar Krasniqi.
Filmi “Virgjëresha Shqiptare” i regjisorit Bujar Alimani ka fituar çmimin “Global Future” në Festivalin e 41-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe Rininë “Oulu“, i cili u mbajt vitin e kaluar në Finlandë.