Dyseldorf: Prezantim i suksesshëm i sopranos shqiptare, Marigona Qerkezi

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, ka performuar me sukses në Dyseldorf, ku mori komentet më të mira të artdashësve.

Ajo u prezantua në Deutsche Oper am Rhein me rolin e Abigaille në operën e Giuseppe Verdi “Nabucco”.

Cani Travel

“Faleminderit Düsseldorf, për një mbrëmje të paharrueshme në debutimin e shtëpisë sime me Deutsche Oper am Rhein, si ‘Abigaille’ në “Nabucco”. Bravi tutti në ekipin e jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë skenës”, shkruan Marigona Qerkezi.