Edhe një sukses i femrës shqiptare në diasporë

Sindi Manushi është e para kryebashkiake shqiptare në Itali. 31-vjeçarja shqiptare është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën, më 14.maj 2023.

Manushi është me origjinë nga Elbasani dhe ka emigruar në Itali së bashku me familjen, në moshën 9-vjeçare. Ajo punon tani si avokate. Në një intervistë për mediat italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali. Ajo ka thënë se nuk e mohon kurrë origjinën e saj, por ndihet dhe gëzon të drejtat si një qytetare italiane.

Cani Travel