Përkundër inflacionit, luftës në Ukrainë dhe problemeve të tjera, ekonomia gjermane shënoi rritje vitin e kaluar. Kjo është bërë e ditur nga Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit 1.9 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo ishte 0.7 pikë për qind më pak se në vitin 2021. Sipas vlerësimeve të Entit Federal të Statistikave, ekonomia gjermane nuk shënoi rritje në tremujorin e katërt të 2022. Siç bëhet e ditur, rritja ngeci midis tetorit dhe dhjetorit në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Ekspertët ekonomik presin se në vitin 2023 do të shënohet një recesion i lehtë, por nuk do të ndodhë një përkeqësim serioz i situatës ekonomike. Ata vlerësojnë se është pothuajse e sigurt se në Gjermani dhe në zonën ku përdoret euro nuk do të ketë recesion të thellë si pas krizës financiare apo pandemisë së coronës.