Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia gjermane të shënojë rënie nga 0.3 për qind këtë vit. Arsyeja për këtë është rënia e prodhimit industrial dhe rënia ekonomike në tremujorin e parë në Gjermani.
Mirëpo, FMN-ja vlerëson se ekonomia globale në tërësi do të ketë rezultate më të mira dhe korrigjoi parashikimin e rritjes nga 2.8 në 3.0 për qind. Tregjet e punës janë të forta dhe presioni i inflacionit po shënon rënie, vlerësojnë ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.