Sopranoja e njohur ndërkombëtare me prejardhje nga Kosova, Elbenita Kajtazi, është shpërblyer me Kurorën e operës së vitit 2022 nga Opera Shtetërore e Hamburgut. Në vlerësimin e Operës së Hamburgut cilësohet lart “interpretimi i rolit të Violettes nga sopranoja Elbenita Kajtazi, e cila këndoi dhe interpretoi edhe më bindshëm se paraardhëset e saj po aq të shquara si Pretty Yende dhe Aida Garifullina. Ajo gjithashtu la nën hije partnerë të fortë, si Stephen Costello si Alfredo dhe Artur Ruciński si Germont, të cilët gjithashtu shfaqën një performancë fantastike.“