Ministra gjermane e Mbrotjes Christine Lambrecht, dha sot (16.01.2022) dorëheqje nga posti i saj. Lambrecht ishte disa herë në qendër të kritikave, e sidomos u kritiikua një video e saj në Natën e Vitit të Ri. Ministrja e mbrojtes postoi në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmën e fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, ajo fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me „shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm“. Deklarata e saj në kohën e luftës në Ukrainë me shumë të vdekur, u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos. Kritika të shumta ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeswerit, si dhe për shfaqjen e saj publike.