Emanuela Rusta – shqiptarja e parë gjyqtare në Ligën e Kampionëve

Për herë të parë në histori, një arbitre shqiptare do të drejtojë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Emanuela Rusta do të gjykojë takimin SL Benfica W – Barcelona W, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Women’s Champions League. Një nga ndihmëset e saj do të jetë po një shqiptare, Edjena Kapxhiu në rolin e asistentes së parë.

Cani Travel

Ky sukses i gjyqtares shqiptare vjen pasi fillimisht ajo në vitin 2023 kaloi në Kategorinë e Parë të gjyqtareve të UEFA-s, ndërsa shpesh ajo gjykon edhe ndeshje të meshkujve në Superligën shqiptare.