Zvicër: 94% të kosovarëve kanë dyshtetësi

Sipas sondazhit të fundit të Zyrës Zvicerane të Statistikave, rreth 20 për qind e popullsisë rezidente zvicerane (1.095 milionë njerëz) kishte shtetësi të dyfishtë në vitin 2022. Nga këta, rreth 65 për qind kanë marrë pasaportën zvicerane përmes natyralizimit dhe 35 për qind kanë marrë nënshtetësinë zvicerane në lindje, shkruan watson.ch.

Anketa tregon se dhjetë grupet më të përfaqësuara më së shpeshti kanë marrë nënshtetësinë zvicerane përmes natyralizimit.

Cani Travel

Në krye të kësaj liste janë njerëzit nga Kosova. Ata, në 94 për qind të rasteve kanë marrë pasaportën zvicerane me natyralizim dhe vetëm në 6%, me lindje. Pas kosovarëve vijnë shtetasit e Serbisë me 90 për qind dhe ata nga Maqedonia e Veriut, të cilët po ashtu në 90 për qind të rasteve janë “zviceranizuar” më vonë, pra jo me lindje.