Erdogani pranon që Suedia të anëtarësohet në NATO

10.07.2023, Litauen, Vilnius: Recep Tayyip Erdogan (l), Präsident der Türkei, und Ulf Kristersson (r), Ministerpräsident von Schweden, reichen sich vor ihrem Treffen mit Jens Stoltenberg (M), Generalsekretär der NATO, im Vorfeld des Nato-Gipfels in Litauen die Hände. Der türkische Präsident Erdogan gibt nach Angaben von Nato-Generalsekretär Stoltenberg seine Blockade des Bündnisbeitritts von Schweden auf. Erdogan habe bei einem Treffen mit dem schwedischen Regierungschef Kristersson zugestimmt, das Beitrittsprotokoll so bald wie möglich dem türkischen Parlament vorzulegen, sagte Stoltenberg auf einer Pressekonferenz. (zu dpa: «Stoltenberg: Erdogan hebt Blockade von schwedischem Nato-Beitritt auf») Foto: Henrik Montgomery/TT News Agency/AP +++ dpa-Bildfunk +++

Më së shumti vëmendje në samitin e NATO- në Vilnius po i kushtohet Ukrainës, por një temë me rëndësi të madhe është edhe anëtarësimi i Suedisë në NATO. Më në fund edhe Erdogani ka pranua anëtarësimin e Suedisë.

Erdogani deri tani vazhdimisht ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë për shkak të „mbështetjes së terroristëve“ dhe veprimeve anti-islamike. E një ditë para samiti ka kërkuar që Turqia të pranohet në BE, nëse vendet e tjera duan që ai ta mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Cani Travel

Kjo kërkesë e tij ka shkaktur zemërim në radhët e NATO-s. Negociatat e pranimit janë ngrirë de fakto nga BE-ja, sepse Turqia nuk i përmbush më kërkesat minimale të shtetit të së drejtës. Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda, i kritikoi deklaratat e Erdoganit duke thënë se kushtet e reja të vëna në minutën e fundit nuk i ndihmojnë bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe se në këtë mënyrë nuk mund të arrihet kurrë një përfundim. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, e hodhi poshtë lidhjen mes pranimit të Turqisë në BE dhe pranimit të Suedisë në NATO. Njëra nuk ka lidhje me tjetrën, tha  Scholz, sipas të cilit Suedia i ka plotësuar të gjitha kërkesat.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, dhe Sekretari i Përgjithshmë i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhën poshtë akuzat. Ata thanë se Suedia i ka ndryshura ligjet e saj dhe ka hequr embargon e armëve ndaj Turqisë, ka dëbuar aktivistët e parë të PKK-së dhe ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura një vit më parë në samitin e NATO-s në Madrid.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson vuri në dukje se në një shtet ku sundon ligji si Suedia nuk mund të ndalohen thjesht demonstratat kritike ndaj fesë islame, sepse ndryshe nga Turqia në Suedi ekziston liria e shprehjes.

Erdogani ndryshon mendje

Pas bisedimeve të ndërmjetësimit me Erdoganin dhe me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në kryeqytetin lituanez, Vilnius, Erdogani premtoi se do t’i hapë rrugën Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. “Suedia do të bëhet anëtare e plotë e aleancës”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sipas tij Erdogani u zotua se do të sigurojë ratifikimin e vendimit të pranimit të Suedisë nga parlamenti i vendit të tij.

Diplomatët e NATO-s njoftuan se edhe më parë ishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike midis Erdoganit dhe Presidentit të SHBA, Joe Biden, e cila mund të ketë sjellë një lloj lëvizje në çështjen e pranimit të Suedisë.

Turqia dëshiron të blejë avionë luftarakë F-16 nga fuqia kryesore e NATO-s, SHBA. Por Recep Tayyip Erdogan tha për mediat se nuk ka asnjë lidhje midis avionëve F-16 dhe Suedisë.

Pas Erdoganit tani duhet të bindet edhe presidenti hungarez Viktor Orban për pranimin e Suedisë. Por diplomatët mendojnë se ehe Erdogani do të pranojë këtë kërkesë të vendeve të tjera të NATO-s, që aleancës ti bashkohet edhe Suedia.