Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho është nderuar me çmimin e “Artises së Vitit” dhënë nga ICMA (Çmimi Ndërkombëtar i Muzikës Klasike). Ky është një nga çmimet më prestigjoze ndërkombëtare që jepen për arritjet në fushën e muzikës klasike.
Në vlerësimin e ICMA për Ermonela Jaho shkruan : “Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por, kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një shkallë të tillë të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”