“Festa e Flamurit – 28 Nëntori” bashkon dhjetëra Mërgimtarë në Nürnberg të Gjermanisë

Besa Maliqi, Nürnberg

Bashkësia Islame Shqiptare Nürnberg “BASHKIMI” në Nürnberg të Gjermanisë, e cila është vatër e ruajtjes së vlerave kombëtare shqiptare organizoi manifestimin e “Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit”. Imami i kësaj bashkësie, Sevgani Asani përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre për ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare. Edhepse nuk jetojnë në trevatë shqiptare, mërgimtarët gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin ithtarë të ruatjesë së gjuhës shqipe. 

Cani Travel

Nënkryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “LAPSH” në Bavari, Armend Ismajli, nënvizoi një thënie të Ismajl Qemailit. ‘Një zë i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku isha lindur dhe populli më përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim. Ishte e vërtetë ngase ajo ishte dita më e veçantë në historinë e popullit tonë’, theksoi ai. Ismajli të gjithë mërgimtarët i cilësoi ambasadorë të kulturës dhe traditës shqiptare. Ai përmendi edhe hapjen e Shkollës Shqipe në Nürnberg.

“Para katër vitesh hapëm shkollën shqipe që e themeluam si institucion në vete në harmoni me kurrikulen e dhënë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, tha ai. Më tutje Ismajli bëri apel tek të gjithë të pranishmit të cilët kanë fëmijë që t’i inkurajojnë ata për të ndjekë mësimin plotësues të gjuhës shqipe. “Urdhëroni sjellni fëmijët e juaj, regjistroni në gjuhën shqipe sepse kjo është shumë me rëndësi. Këtë e bëjmë në harmoni të plotë me kurrikulën e dy vendlindjeve tona, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë”.

LAPSH është iniciativë e Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë në përputhshmëri me institucionet vendore në Gjermani për mësim plotësues shqip ku fëmijët të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe. Landi i Bavarisë numëron 25 klasë të mësimit plotësues shqip.

Të etur për vendlindje, gjatë manifestimit pati edhe këngë me motive shqiptare ku përçuan mallin për atdheun. Të pranishmit të veshur me ngjyra kuq e zi u mbledhën në Bashkësinë Shqiptare në Nürnberg në hyrje të së cilës po valvitej flamuri kombëtar.