Presidenti gjerman viziton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bundespräsident Frank-Walter Steinmeier äußert sich am 26.09.2017 in Berlin nach einem Gespräch mit dem albanischen Präsidenten Meta gegenüber Journalisten. Foto: Paul Zinken/dpa

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier fillon më 29.nëntor një vizitë zyrtare katërditore në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Ai do të udhëtojë së pari në Shkup, ku do të bisedojë me zyrtarët e Maqedonisë së Veriut dhe do të zhvillojë takime të tjera dhe aktivitete të shumta gjatë vizitës dyditore. 

Më 1.dhjetor, presidenti gjerman shkon në Shqipëri, ku do të bisedojë me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. „Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë, njofton Diaspora Today.

Cani Travel

Më tutje theksohet se gjatë vizitës është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet dhe mundësitë ekonomike në Shqipëri. 

Presidenti i Gjermanisë do të shoqërohet gjatë vitzitës edhe nga disa njerëz të njohur të mërgatës shqiptare në Gjermani, ndër të cilët edhe shkrimtarë, aktorë e gazetarë…