FIFA fillon procedurë kundër Serbisë, kundër Zvicrës jo!

FIFA ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë, ka njoftuar të hënën shtëpia botërore e futbollit. Thuhet se kjo procedurë ndaj Federatës serbe është ngritur për shkak se dyshohet që ka bërë shkelje eventuale të tri neneve të kodit disiplinor të FIFA në ndeshjen që e luajti kundër Zvicrës. Theksohet gjithashtu se Serbia po dyshohet për sjelljen e keqe të lojtarëve dhe zyrtarëve të saj, si dhe për diskriminimin dhe sigurinë në ndeshje.

Një prej nxitësve kryesorë të atmosferës në ndeshjen Zvicër – Serbi ishte trajneri Dragan Stojkoviq – Piksi, i cili në një moment shihej qartë duke sharë futbollistët shqiptarë në këtë ndeshje. Në një konferencë për shtyp sot ai nuk deshi të komentojë këtë sjellje skandaloze. Sjellja e Stojkoviqit dhe humbja nga ekipi i Xhakës dhe Shaqirit duket se ka mllefosur kaq shumë ekipin serb, sa në një moment Xhakës iu turrën pesë lojtarë nga Serbia (shiko foton…). Por Xhaka as në këtë moment nuk u tremb dhe në fund u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Shtëpia e futbollit botëror duket se i ka regjistruar të gjitha provokimet e palës serbe në këtë ndeshje dhe ka nisur procedurë kundës saj.

Cani Travel

Ndërkohë, FIFA nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Zvicrës dhe kapitenit të ekipit zviceran Granit Xhakës.

Zvicra e eliminoi Serbinë nga Botërori, pasi e mposhti 3:2. Në ndeshjen e të tetës së finales, Zvira do të përballen me Partugalinë.