FIFA publikoi sot renditjen përfundimtare të vitit 2023 për kombëtare.
Pozita e Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka ndryshuar nga renditja e muajit të kaluar.
Kosova ndodhet në vendin e 101-të me 1202.77 pikë, si në muajin e kaluar, përpara Indisë dhe pas Kazakistanit. Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë, ndodhet në vendin e 62-të me 1382.69 pikë.
Në krye të të listës është kampioni aktual i botës, Argjentina, e në vendin e dytë dhe të tretë janë Franca e Anglia.