Vrasje masive në Universitetin e Pragës

Të paktën 14 persona u vranë dhe 25 u plagosën gjatë një sulmi të armatosur në Universitetin Karl të Pragës. Policia ka identifikuar autorin si David Kozak, i cili u vra nga efektivët në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

24 vjeçari çek studionte në këtë universitet, e supozohet se para sulmit në Universitet, ai e ka vrarë edhe babain e tij. 

Cani Travel

Në platformën Telegram ai kishte paralajmëruar se donte të bënte një masakër në një shkollë.

Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale, personi i armatosur shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë dhe njerëzit duke ikur nga ndërtesa me duar të ngritura.

Dyshohet gjithashtu se David Kozak mund të ketë lidhje edhe me një vrasje që ndodhi ditë më parë në Çeki. Më 15 dhjetor, dikush qëlloi një të rritur dhe një fëmijë. Sipas mediave, viktimat janë një burrë tridhjetë e dy vjeç dhe vajza e tij dymuajshe.