Filloi Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë

Tirana është sot (06.12.2022) nikoqire e samitit të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Ky samit zhvillohet për herë të parë në një vend që nuk është anëtar i BE-së dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Takimi i sotëm është një mundësi për të rikonfirmuar partneritetin strategjik midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shprehën dëshirën për një antarësim në BE.

Katër tema do të jetë në qendër të vëmendjes së pjesëmarrësve të samitit në Tiranë. Këto janë: trajtimi i përbashkët i pasojave të agresionit rus ndaj Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik dhe politika e zgjerimit, përforcimi i sigurisë dhe qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave që paraqet migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Siç pritet, liderët e 27 shteteve të BE-së dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të bëjnë një deklaratë të përbashkët në fund të samitit.

Cani Travel