Rrugët në Gjermani bllokohen nga protesta e fermerëve

Fermerët në të gjithë Gjermaninë po protestojnë sot kundër politikës bujqësore të qeverisë federale.

Shoqata Gjermane e Fermerëve (DBV) ka bërë thirrje për një javë protesta mbarëkombëtare për shkak të shkurtimeve të planifikuara të subvencioneve në vazhdën e krizës buxhetore. Qeveria federale tani i ka tërhequr kryesisht planet, por DBV nuk ka hequr dorë nga protestat.

Cani Travel

Rreth 550 demonstrues morën pjesë sot në protestën e fermerëve në Berlin me automjetet e tyre. Tubimi qendror në kryeqytetin gjerman do të zhvillohet te Porta e Brandenburgut.

Pothuajse në mbarë vendin ka bllokada dhe ndërprerje të trafikut të shkaktuara nga autokolonat e traktorëve që lëviznin ngadalë nëpër rrugë. Kolona të traktorëve dhe kamionëve mund të shihen sot në qytetet gjermane, e në disa prej tyre janë vendosur afishe me mbishkrimin: “Pa bujq nuk ka ushqim, e as të ardhme”.