Serbi: Ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten, në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.

Masën e paraburgimit e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi, i cili ka ka bërë të ditur se është ushtruar ankesë.

Cani Travel

“Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash kam ushtruar ankesë”, ka deklaruar Smakiqi për RTK.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999. Ai është arrestuar në pjesën tjetër të kalimit kufitar Merdarë.

Allianz Kokollari

Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar derisa po udhëtonte drejt Italisë.

(RTK)