Fitore e bindshme e Kosovës ndaj Zvicrës

Kosova arriti një fitore bindëse ndaj Zvicrës në ndeshjen e mbrëmshme të parakualifikimeve për Eurobasket 2025. Ndeshja e zhvilluar në Prizren  përfundoi  me rezultat 76:49 për Kosovën. 

Ekipi kosovar nën drejtimin e trajnerit Rami Hadar tregoi një lojë të shëlqyer. Më i dalluari te Kosova ishte kapiteni Dardan Berisha me 20 pikë, i ndjekur nga Dominic Artis që debutoi me 19 pikë, kurse te Zvicra vetëm Toni Rocak me 12 pikë.

Cani Travel

Ndeshja e radhës e Kosovës është me Danimarkën më 26.korrik, ndërsa nga tri ekipet në grup vetëm skuadra që fiton vendin e parë kualifikohet më tutje.