Pas një dueli jashtëzakonisht të fortë kundër ukrainasit Maxim Prodan (i cili mbante titullin kampion bote dhe ishte i pamposhtur deri tani), boksieri shqiptar Florian Marku fitoi mbrëmë titullin e kampionit në verisonin IBF. Floriani kështu vazhdoi traditën jashtëzakonisht të suksesshme të boksierëve shqiptarë. Pas duelit që e fitoi me pikë, ai tha se shumëkush nuk e ka marrë seriozisht, sepse kanë menduar se ky është vetëm kikbokser. Por ai dëshmoi se është aktualisht më i miri në kategorinë e tij. Ne deklaratën për DZAN ai dha dhe një lajm tjetër të gëzueshëm. „Me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri këtu dhe të gjithë më nënvlerësonin duke thënë që jam një kikbokser dhe më shihni ku arrita sot… Gruaja ime është shtatzënë dhe po pres fëmijën e parë. Ndaj jam i shumë i gëzuar. Do t’ua bëj jetën e tyre më të mirë me këto tituj”, deklaroi kampioni i i ri i botës.