Frankfurt: Anulime të fluturimeve për shkak të përmbytjeve

Në Gjermaninë jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe. Në landin Hesen janë regjistruar shira të jashtëzakonshëm dhe mijëra shkrepëtima. Në disa rajone ranë madje deri në 60 litra shi për metër kuadrat. Pasoja: Bodrume të mbushur me ujë, nënkalime nga ku duhej të shpëtoheshin shoferët prej automjeteve që lundronin në ujë.

Aeroporti i Frankfurtit u bllokua disa orë. 70 fluturime të vonuara apo të anuluara, kurse pasagjerët e ardhur nuk mund të largoheshin nga avionët. Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, thuhet nga aeroporti. 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion. Mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, sipas të dhënave.

Cani Travel

(DW)