Fuqizohet pasaporta e Kosovës

Fuqia e pasaportës së Kosovës është rritur ndjeshëm pas liberalizimit të vizave që hyri në fuqi më 01.01.2024.

Sipas të dhënave të fundit të Indeksit Botëror të Pasaportave, nga vendi i 91-të ku ishtë deri në fund të vitit 2023, tani pasaporta kosovare është e 55-ta në botë për nga fuqia e saj.

Cani Travel

Pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në 50 shtete, në 41 të tjera viza mund të merret pas mbërritjes, e për 107 shtete nevojitet viza.

Në këtë renditje të re, me pasaportë të Kosovës mund të udhëtohet lirshëm në 46 për qind të shteteve të botës, gjë që është një përmirësim i dukshëm në krahasim me periudhën para liberalizimit.

Pasaportat më të fuqishme në Evopë janë ato të Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë e Holandës, kurse në nivelin botëror, pasaporta më e fuqishme është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe.