Gjermania mirëpret liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka mirëpritur udhëtimin e qytetarëve të Kosovës pa viza në Evropë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

Në një postim në platformën X të Ministrisë së Jashtme thuhet se liberalizimi u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE.

Cani Travel

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.