Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojë diasporën në një event më 23 janar 2025, duke filluar nga ora 19:00, në Halle 622 në Cyrih. Fjala është për një tubim parazjedhor në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë që mbahen më 9 shkurt
“Diaspora kosovare nuk duhet të nënvlerësohet, siç u dëshmua edhe në zgjedhjet e para katër viteve. Votat e diasporës, së bashku me ato të popullit të Kosovës, i dhanë Vetëvendosjes një fitore historike me mbi 50%. Këtë herë, ky objektiv nuk duhet vetëm të arrihet, por të tejkalohet. Sipas sondazheve më të fundit, Vetëvendosje aktualisht qëndron në 52%, pa i llogaritur votat jashtë vendit. Gjithçka varet nga ne, nga mergata!”, thuhet në njoftimin e organizatorit.