GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar organizojnë udhëtime në vendlindje – aplikimi deri me 2 prill

Organizata joqeveritare nga Prishtina GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar organizojnë edhe sivjet aksionin e udhëtimit në vendet amë OriginAL. Fjala është për një udhëtim vullnetar, edukativ dhe kulturor për të rinjtë e diasporës shqiptare (18-25 vjeç) në vendet amë, pra në Shqipëri dhe Kosovë. OriginAL synon të ofrojë një përvojë edukative dhe kulturore që përfshin aktivitete vullnetare, për të motivuar të rinjtë shqiptarë të diasporës për të zbuluar vendet e origjinës së tyre dhe për t’u lidhur me bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë aty.

Ky program u zhvillua për herë të parë vitin e kaluar dhe u tregua si shumë i suksesshëm. Udhëtimi falas në vendet amë do të organizohet edhe sivjet dhe të rinjtë nga diaspora mund të aplikojnë tashmë për të marrë pjesë në atë. Për t’ua mundësuar sa më shumë të rinjve nga diaspora të fitojnë një udhëtim falas në vendet amë, është shtyrë afati i aplikimeve për një javë. Pra, të gjithë që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë aksion interesant, mund të aplikojnë deri më 2.prill. Më shumë se 40 të rinj do të mund t’i vizitojnë vendet më të rëndësishme kulturore dhe historike në Kosovë e Shqipëri. 

Cani Travel