Gërvalla: “Bashkimi Evropian nuk është i aftë të sigurojë paqe në Evropë“

„Bashkimi Evropian është i paaftë të garantojë paqe e siguri në Evropë, pa SHBA-në dhe NATO-n“, deklaroi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovniku në Kroaci. Sipas fjalëve të saj, „BE-ja është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë”. Ajo shtoi se Evropa nuk ka asnjë histori suksesi në përpjekjet për të parandaluar luftërat.

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili mori pjesë gjithashtu në Forumin e Dubrovnikut, nuk u pajtua me këtë pohim të kryediplomates së Kosovës. Ai tha se gjithçka pozitive që ka ndodhur në gjeneratën e fundit, ka qenë nga bashkëpunimi amerikano-evropian.

Cani Travel