Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Policisë Kriminale, rastet e dokumentuara të dhunës në familje në Gjermani janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.
Siç njofton gazeta “Bild am Sonntag”, autoritetet kanë regjistruar 157.550 raste të dhunës nga partneri – që korrespondon me 432 raste në ditë. Në vitin 2021, BKA kishte regjistruar 144.044 raste.
Bëhet e ditur se rreth 80 për qind e të prekurve ishin gra dhe 78 për qind e të dyshuarve ishin burra.