Prokuroria Federale e Gjermanisë ka akuzuar 27 të dyshuar të ekstremit të djathtë për planifikimin e një grushti të dhunshëm.
Të dyshuarit akuzohen për anëtarësim në lëvizjen ekstreme Reichsbürger – ose Qytetarët e Rajhut.
Prokurorët kanë akuzuar këta persona për planifikim të përmbysjes së sistemit politik demokratik të Gjermanisë. Ata ngarkohen se kanë bërë përgatitje konkrete për një grusht shteti duke filluar në verën e vitit 2021.
“Anëtarët e grupit kundërshtuan me forcë institucionet shtetërore dhe rendin e lirë kushtetues demokratik”, thuhet në aktakuzë.
Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës të agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane, lëvizja Reichsbürger ka rreth 23 mijë ndjekës.