Gjermani: Dy të vrarë në një sulm me thikë

Një burrë dhe një fëmijë dyvjeçar janë vrarë në një sulm me thikë në një park në Aschaffenburg, në Bavari, njofton policia gjermane. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Policia bëri të ditur se personi i dyshuar u arrestua. Fjala është për një afgan 28-vjeçar u arrestua si i dyshuar.

Cani Travel

Viktimat e sulimit janë një burrë 41-vjeçar nga Gjermania, i cili ishte një kalimtar i rastit, që u përpoq të mbrojë fëmijët, ndërsa fëmija i vrarë është me origjinë nga Maroku, thotë ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann. 

Afgani  28-vjeçar ka ardhur në Gjermani në vitin 2022 dhe ka kërkuar azil. Kërkesa për azil i është refuzuar dhe ai ka qenë në listën për dëbim. Sipas informacioneve të para, afgani i arrestuar ka probleme mendore dhe ka qenë në trajtim mjekësor.